Zenun Elezaj përkujton Abedin Mërlakun dhe Xhavit Kamberin në 23 vjetorin e vrasjes së tyre

Sot bëhen 23 vite nga rënia e dëshmorëve të kombit, Abedin Merlaku dhe Xhavit Kamberi.

Me këtë rast kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka kujtuar ata duke thënë se përkujtimi dhe nderimi për ata që u flijuan është obligim për ne.

Ky është postimi i Zenunajt:

Në marsin e vitit 1999 ranë në altarin e lirisë edhe Fadil Bojaj, Musa Shala, Dem Shala, Adem Kamberi, Hamdi Doqi.
Nderimi dhe përkujtimi i dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit është obligim i yni moral e institucional.

Lavdi e përjetshme për këta dëshmorë të kombit!

Lavdi dhe përjetësi për gjithë dëshmorët e Kosovës!