Aksident në Qikatovë mes treni dhe veture, pa të lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Qikatovë të Komunës së Drenasit, ku një tren është përplasur me një veturë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Ekonomia Online, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar