Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur sot nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, që parasheh bashkëfinancimin e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore në territorin e komunës.
Memorandumi kap vlerën totale prej 600 mijë eurosh, të cilat do të ndahen për këto dy projekte: Asfaltimi i rrugës Klinë–Shtupel–Binxhë–Grabc, me vlerë 340,000 euro. Nga kjo shumë, 80,000 euro do të financohen nga buxheti i komunës dhe 260,000 euro nga buxheti i ministrisë; Riasfaltimi i rrugës në Sferkë, me vlerë 240,000 euro. Prej tyre, 100,000 euro nga komuna dhe 140,000 euro nga ministria.
“E falënderoj zëvendësministrin Hysen Durmishi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunës sonë. Këto projekte janë shumë të rëndësishme për qytetarët dhe do të nisin së realizuari brenda një kohe shumë të shkurtër”, theksoi kryetari Elezaj.