Janë arrestuar tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi u kapën me një sasi të barnave të kontrabanduara, derisa vinin nga Turqia në Kosovë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka thënë se se të personat në fjalë dyshohet për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se janë arrestuar tre (3) persona për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” bazuar nga neni 260 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, thuhet se Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.
Poashtu është raportuar se vlera e produkteve mjekësore në fjalë mund të jetë mbi 200 mijë euro.