A do të ketë lirim të masave për Vitin e Ri, kështu përgjigjet ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë për media pak më parë.

Ai është pyetur nëse do të ketë shtrëngim apo lirim të masave, për Vitin e Ri.

“E dëgjuat edhe në ekspozenë time se lirim nuk do të ketë. Kjo po bëhet në mënyrë që të ulet përhapja e koronavirusit dhe të ruhet shëndeti publik”, ka thënë ai.

Zemaj ka kritikuar edhe bordin e SHSKUK-së duke thënë se ai duhet të jetë më aktiv.