Java e katërt në Superligë nis sot me këto dy ndeshje

Sot do të nisë java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll. Në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.

Malisheva, që pësoi humbje javën e kaluar ndaj Prishtinës, do të takohet me Feronikelin ’74, që mori pikët e para pas fitores ndaj Gjilanit në javën e tretë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim prej orës 16:00.

Malisheva është e dyta në tabelë me 6 pikë, kurse Feronikeli ’74 i gjashti me 3 pikë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes dy skuadrave që ende nuk dinë për fitore, Lirisë dhe Fushë Kosovës.

Për dallim nga Fushë Kosova, që është e fundit në tabelë dhe pa pikë, Liria ka 2 pikë dhe pozicionohet në vendin e shtatë.

Prizrenasit në javën e kaluar luajtën baras ndaj Dukagjinit, kurse Fushë Kosova u mposht nga Llapi.Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, nga ora 16:00