Thaçi i vendos ultimatum Kurtit: I ka edhe 48 orë për nominimin e kandidatit për kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ia ka dhënë 48 orë afat kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për nominimin e kandidatit për kryeministër të qeverisë së ardhshme.

Këtë njoftim Thaçi e ka bërë përmes Facebook-ut, pas takimit i cili nuk zgjati as 5 minuta.

“Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës. Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar Thaçi, përcjell 

Sipas Thaçit, tanimë është bërë hapi i parë i rëndësishëm për konstituimin e Kuvendit dhe nevoja e formimit të qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

“Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës. Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shtuar Thaçi.

Në anën tjetër, para Thaçit, në një prononcim për media Kurti nuk ka përmendur afat të caktuar nga presidenti. /

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3343361475734188&id=215598455177188

SHARE