Digjet një veturë te Kroni i Mbretit

Policia/ Digjet një veturë te Kroni i Mbretit

Sinjali.com
06 January 2020 17:04

Një veturë është djegur në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht te Kroni i Mbretit rreth orë 16:05.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

“Në orët e pasdites konkretisht rreth orës 16:05, është raportuar se një automjet e ka kapluar zjarri në rr. Prishtinë-Pejë afër Kroit të Mbretit. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkaqe teknike./