Aktiviteti nxënësve të kl.5/1 pasuron biblioteken ” Fan Noli ” të SHFMU ” Ismet Rraci ” në Klinë

Nxënësit e kl.5/1 sot i dhuruan 50 copë lektyra shkollore bibliotekës së SHFMU ” Ismet Rraci ” në Klinë. Nxënësit e kësaj klase nuk është hera e parë që grumbullojnë lektyra shkollore duke i dhuruar bibliotekës së shkollës , kjo është hera e tretë .Të gjithë nxënësit dhuruan nga një lektyrë por dallohet nxënësi Leonard Dushi i dhuroi 8 lektyra shkollore.
Motivi i këtij aktiviteti ishte; Njësia mësimore në lëndën e ed.qytetare: Libri si burim i informacionit.Në fazën e reflektimit të strukturës së orës mësimore së bashku me mësuesën Drita Morina nxënësit kërkuan që bibliotekës shkollore ti dhurojnë kompletin e lektyrës shkollore.Kërkesat e nxënësve u përkrahen dhe u vendos që të grumbullohen lektyrat shkollore që t´i dhurohet bibliotekës të shkollës “ Fan Noli “ që funksionon në shkollën tonë “ Ismet Rraci “ në Klinë.
Nxënësit njoftuan bibliotekistin Prof.Liridon Gashin për dorëzimin e lektyrave shkollore.
Gjatë dorëzimit të lektyrave shkollore prezentuan edhe stafi i shkollës; zv.drejtorit Gani Deliu skretari i shkollës Vilson Culaj ,të cilët falenderuan angazhimin e mësuesës Drita Morina si dhe iniciativen e nxënësve të kl.5/1.

Kjo klasë ka ndihmuar edhe nxënësit e SHFMU ” Bajram Curri ” 1 në Durrës me ndihma humanitare për veshmbathje dhe ushqim për bashkëmoshatarët e tyre kur ishin të rrezikuar nga termeti i vitit të kaluar.
Aktiviteti i këtyre nxënësve nuk mbaron vetëm me këtë sepse ata ndihmuan edhe nxënësit e shkollës së tyre me mjete mësimore .

Sipas mësuesës Drita Morina këta nxënës aktivitetin e frymëzojnë gjatë zhvillimit të njësive mësimore që kanë të bëjnë me ndihmë dhe respektim të personave social.
Por duhet kuptuar se prinderit e këtyre nxënësve gjithnji ju kanê ndihmuar dhe duke i përkrahur idet e fëmijëve të tyre .