8 të vdekur për 24 orë nga Coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë pacientë me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 373.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.

Me këto raste, numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 373, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese