Zafer Gashi, doktori që synon të përmirsojë shëndetësinë në Klinë

Që nga viti 2014 ai është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE, për të vazhduar në vitin 2014 si nënkryetar në Qendra Klinë. Sot, Zafer Gashi është pjesë e listës së VV-së në këtë komunë dhe ka numrin 3. Duke qenë person i afërt me të gjithë, një doktor me respekt të madh dhe një anëtar i devotshëm i VV-së, ai i është futur kësaj gare për angazhim dhe përmirsim të kushteve në fushën e shëndetësisë. Garimi i tij është pritur mjaftë mirë, kjo po shihet edhe përmes rrjeteve sociale, komenteve dhe pëlqimeve që po merr, por edhe nga takimet që po zhvillon ai. Zafer Gashi, u lind me 01.11.1966, në fshatin Sferkë të Komunës së Klinës. Është Prof.Ass. Dr. i Shkencave Bio-Mjekësore dhe Shëndetësore nga Universiteti i Zagrebit, kurse që nga viti 2014 është ligjërues i rregullt në Kolegjin UBT, dhe profesor korrespodent në Fakultetin e Infermierisë “Fehmi Agani” në qytetin e Gjakovës. Që nga viti 2001 e deri më tani, është pronar i Poliklinikës Mjekësore “Biolab Zafi” në Klinë, si magjistër specialist Mrsc. i Biokimisë Mjekësore dhe Embriologjisë kimike. Zaferi është i martuar dhe ka 4 fëmijë. Është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.