5 të arrestuar për vrasjen dhe plagosjen në Klinë, 4 vëllezër dhe axha i tyre

Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Bashkë me viktimën, ishte edhe vëllau i tij, i cili mbeti i plagosur dhe është duke marrë tretman mjekësor.

Klina.info mëson se në lidhje me rastin janë arrestuar 5 të dyshuar, familjar në mes vete. 4 nga ta vëllezër dhe axha i tyre. Të gjithë nga fshati Sferkë. Derisa prokurori është në vend të ngjarjes.
Kujtojmë që rasti ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes, ku Klina.info mëson se të njëjtit ishin dukë ngrënë iftar në një restorant në rrugën Gjakovë – Klinë.
Dy vëllezërit kishin dalë jashtë, ku ishin duke i pritur disa persona. Pas një konflikti, të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri.