5 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet e raportuara kanë ndodhur në: Prishtinë, Fushë Kosovë, Partesh, Viti dhe Prizren.

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas e cila ka pranuar tretmanin mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin policor.

Një rast tjetër i dhunës ka ndodhur në Fushë Kosovë ku burri dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës njofton që në Partesh një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj gruas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një burrë në Viti ka raportuar në polici që është sulmuar fizikisht nga një burrë tjetër sepse kishin pasur mosmarrëveshje njëri me tjetrin.

“Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe i është ofruar tretman mjekësor”- bën të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të jetë në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Prizren është arrestuar një burrë sepse ka kanosur gruan, sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.