Ahmeti uron VV-në e Bulliqin: Porosia e qytetarëve në Podujevë, ishte e qartë!

Sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komuna, në atë të Mitrovicës së Veriut dhe në Podujevë.

Në këtë të fundit, fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin.

E, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB ia ka uruar fitoren Bulliqit, por edhe VV-së.

Ai ka thanë se porosia e qytetarëve ne Podujevë, ishte e qartë.

Ky është postimi i Ahmetit:

Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!

Suksese në realizimin e programit