Ministria e Arsimit tregon lidhur me vendimin, nëse maskat duhet të sigurohen nga nxënësit

Të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar janë të obliguar që të sigurojnë vetë maskat, të cilat do t’i mbajnë gjatë procesit mësimor, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Por, sigurimi i maskave kishte mbetur e pasqaruar,

Për këtë MASh, ka reaguar duke thënë se ministria në fjalë nuk ka vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit.

Përmes një komunikate për media, ka thënë se sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të MASh-it, çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.

“MASh nuk ka vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit”, thotë ministria.

Ministria thotë se përpos maskave të siguruara nga Drejtoritë komunale, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASH-i dhe Qeveria kanë ndarë një pjesë të buxhetit për maska, mjete të tjera mbrojtëse dhe dezinfektues, ku shkollat do të kenë fond rezervë të tyre.

Ndërkaq mikrobiologu, Lul Raka ka thënë se hapja e shkollave ka qenë ndër pikat prioritare gjatë kësaj kohe të përballjes me pandeminë, duke e vendosur në kategorinë e shërbimeve esenciale, barabartë me shëndetësinë, policinë dhe furnizimin me ushqim.

Raka tha se me gjithë masat e marra, rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston, por pavarësisht kësaj, për secilin skenar të mundshëm është edhe vendimi.

“Nëse ka me pas rast ku një shkollë nuk është përgatitë mirë, mos le t’ia nis hiq, por vetëm në atë shkollë të merren masat, jo me u mbyll krejt Kosova, jo krejt shkollat”, u shpreh Raka. /