200 familje në Klinë përfitojnë pako ushqimore në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit”

Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka nisur aksionin humanitar “Sofra e Ramazanit”, ku 200 familje në Komunën e Klinës do të përfitojnë pako ushqimore, falë bashkëpunimit me Qendrën “Mbreti Selman” për Punë Humanitare nga Arabia Saudite.

Drejtori i Shoqatës “Bereqeti”, Xheladin Fazliu, ka bërë të ditur se ndihma ka ardhur si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe se shpërndarja e pakove ushqimore do të bëhet për familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Xheladin Fazliu/Deklarata

Ndërkaq, Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Klinë, Blerim Musliu, theksoi rëndësinë e solidaritetit gjatë muajit të Ramazanit, duke u bërë thirrje besimtarëve që të jenë pranë atyre që kanë nevojë.

Blerim Musliu/ Deklarata

Aksioni “Sofra e Ramazanit” është një nga aktivitetet tradicionale humanitare që organizohet çdo vit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, me qëllim mbështetjen e familjeve në nevojë. Shoqata Humanitare “Bereqeti”, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, ka realizuar ndër vite dhjetëra aksione të ngjashme në Kosovë, duke ndihmuar qindra familje me pako ushqimore dhe mbështetje sociale./Klina info