15 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 63 pacientë me COVID-19.

Sipas raportit ditor të Spitalit, 49 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, 3 në respiratorë, ndërsa 15 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton “Zeri.info”.

Nga personeli i Spitalit janë të infektuar me COVID-19 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jomjekësor.