Shumë uebfaqe të Rusisë janë hakuar dhe po shfaqin mesazhe kundër Putinit

Disa uebfaqe të mediave ruse duket se janë hakuar, kurse aktualisht tri prej tyre po shfaqin mesazhe kundër luftës.

Në faqet e internetit “Forbes Russia”, “Fontanka” e “Takie Dela” në gjuhën ruse është shkruar: “Të dashur qytetarë. Ne ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni djemtë dhe burrat tuaj në vdekje të sigurt. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, shkruan CNN,

Ne kemi qenë të izoluar nga e gjithë bota, nafta dhe gazi nuk tregtohen më. Pas disa vitesh, ne do të jetojmë si në Korenë e Veriut”, shkruhet më tej.

Në anën tjetër, grupi i hakerëve “Anonymous” ka shkruar: “Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të shkarkohen ose edhe burgosen. Por ne nuk mund ta durojmë më këtë”.

Po ashtu Reuters ka njoftuar se u janë hakuar uebsajtet edhe Agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, “Kommersant” dhe “Izvestia”, por tani janë në funksion