Klinë: Nga tetori nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nga fillimi i muajit tetor, qytetarët e Klinës do të kenë mundësinë të vaksinohen kundër gripit sezonal në QKMF “Nënë Tereza”, ku është funksionalizuar njësia e vaksinimit.

Për të marrë shërbimin, qytetarët duhet të paraqiten me letërnjoftim ose certifikatën e lindjes.

Drejtoria e QKMF-së u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të komunitetit.