12 të vdekur e 132 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur edhe 12 persona në Maqedoni të Veriut nga COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, që ka prezantuar raportin për 24 orët e fundit.

Sipas statistikave të fundit 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar.

Në Maqedoninë Veriore, që nga fillimi i pandemisë, 6209 persona janë diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë vdekur. Për momentin janë 2484 raste aktive me Covid-19.