​Ministrja Bajrami tregon nëse do të ekzekutohen pagat 170 euro gjatë kësaj jave

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se tashmë kanë marrë një ftesë se nesër prej orës 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit 2020 në lexim të dytë.

Ajo tha se pas publikimit në Gazetën zyrtare, mund të fillojë ekzekutimi i masave nga pako emergjente fiskale.

Afati i publikimit në Gazetën zyrtare është tetë ditë pune. Kështu që edhe në këtë javë nuk pritet të ketë zbatim të masave ose paga 170 euro për punëtorët.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar më 13 korrik në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Pas miratimit të projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore