Lipjan/Flet nusja, tregon se si e rrahën vjehrra dhe kunata!

Policisë iu desh të intervenoj në një rast në Lipjan. Kjo pasi nënë e bijë u bënë bashkë për ta rrahur nusen e djalit, pas një konflikti që ky i fundit pati me bashkëshorten.

Për më tepër, nusja e re ishte shtatzënë.

Me kusht që të mos i zbulohet identiteti, nusja tregoi versionin e saj të ngjarjes.

“Kam pas një problem me burrin tem, ato nanë e bijë më rrahën, më ofendonin familjen”, tha ajo.

Pasi ajo është shtatzënë dhe kërkoi ndihmë tek mjeku, për rastin u njoftuan edhe policia.

‘Unë më s’kam telashe, i kemi rregullu problemet që i kemi me vjehrrën dhe kunatën , me burrin kemi dalë në katin e dytë me jetu”, thotë ajo.