​Haradinaj kujton të rënët e Izbicës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Izbicës, njëzetedy vite më pare,

Në këtë betejë u ekzekutuan 147 shqiptarë të parmatosur, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë, ka shkruar Haradinaj.

‘Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi!

Në Izbicë, njëzetedy vite më parë, 147 shqiptarë të paarmatosur, u ekzekutuan mizorisht, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë.

Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, për fëmijët, për gjyshërit, për motrat e vëllezërit tanë.

Ne gjithmonë do të përulemi me admirim para sakrificës së tyre.

Lavdi’, është shprehur Haradinaj në Facebook