Zyrtare: Meris Maliqi i bashkohet KF Dukagjinit

Dukagjini ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për sulmuesin e ri dhe të talentuar, Meris Maliqi, i cili i bashkohet klubit nga Klina në formë huazimi njëvjeçar nga FC Drita.

19-vjeçari pritet të sjellë freski dhe alternativa të reja në repartin e sulmit për trajnerin Ismet Munishi, në prag të sezonit të ri. Klubi e konsideron këtë transferim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të skuadrës dhe thellimit të konkurrencës në vijën e parë.

Njoftimi i plotë:

KF Dukagjini ka kënaqësinë të bëjë të ditur se sulmuesi perspektiv, Meris Maliqi, është bashkuar me ne.

19-vjeçari vjen tek ne nga FC Drita në formë huazimi për një sezon.

Me këtë marrëveshje, klubi ynë përforcon repartin ofensiv me Maliqin që do të jetë opsion shtesë për kryetrajnerin, Ismet Munishi.

Të gjithë nga familja e Dukagjinit i dëshirojmë Merisit mirëseardhje dhe shumë suksese në sfidat që na presin.

Mirë se erdhe, Meris! 💚

#bashkëpërDukagjinin