Zyrtare: Dukagjini vazhdon kontratën me Ismet Munishin

Pasi arriti objektivat e sezonit, Dukagjini ka vendosur të vazhdoj kontratën me trajnerin, Ismet Munishi.

Klubi nga Klina ka njoftuar se Munishi do të drejtojë Dukagjinin edhe sezonin e ardshëm.

”Bashkë edhe për sezonin e ardhshëm

Me shumë kënaqësi njoftojmë opinionin publik dhe tifozët se po vazhdojmë bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ismet Munishi, edhe për një sezon tjetër.

Jemi të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jenë sërish pjesë e projektit tonë për sezonin e ardhshëm.

Besojmë se vazhdimësia dhe stabiliteti që sjell kjo marrëveshje janë themel i rëndësishëm për suksesin që synojmë.

KF Dukagjini falënderon Munishin për besimin dhe angazhimin, dhe i uron gjithë të mirat në vazhdim.”, thuhet në njoftim