Këta janë dy vëllezërit Bllaca që u vranë nga motra e tyre në Gjilan

Fisnik Bllaca, 34-vjeçar dhe Blerim Bllaca 33-vjeçar janë dy vëllezërit që u vranë nga motra e tyre, policja Valdete Bllaca në Gjilan.

Në këtë tragjedi, u vranë edhe prindërit Zeqir dhe Hanife Bllaca dhe në fund policja bëri vetëvrasje.

Siç raportoi Gazeta Sinjali ekskluzivisht policja Valdete Bllacës i ishte konfiskuar revolja kohë më parë, ndërsa bëhet e ditur se ajo e kishte vjedhur më pas revolen e saj./