Zyrtare: Dukagjini nënshkruan me Dren Gashin

Klubi i futbollit, Dukagjini ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin Dren Gashin.

Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Klina, përmes një postimi në Facebook.

“Futbollisti i cili ne sezonin vjeshtor ishte paraqitur tek klubi i Feronikelit, për pjesën e mbetur të kampionatit bëhet pjesë e Dukagjinit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gashi gjatë sezonit vjeshtor ishte te Feronikeli.