Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur zyrtarisht kërkimet për gjetjen e Ismet Millakut, 70-vjeçarit të zhdukur prej katër ditësh në fshatin Ujmirë të Komunës së Klinës.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka lëshuar një thirrje publike për organizimin e një aksioni në terren, me qëllim lokalizimin e të moshuarit i cili rezulton i zhdukur që nga data 2 shtator 2025.
Organizata u ka bërë thirrje qytetarëve, vullnetarëve dhe gjithë të interesuarve që të bashkohen në këtë aksion humanitar për të ndihmuar në gjetjen e tij.
Sipas familjarëve, Ismet Millaku doli nga shtëpia më 2 shtator dhe që atëherë nuk është parë apo kontaktuar më.
Ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe institucioneve për lokalizimin e tij, duke theksuar shqetësimin në rritje me kalimin e kohës./klina info/