Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se gjatë së shtunës Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti në gypin kryesor furnizues.

Sipas kompanisë defekti është paraqitur tek “Pika e Zezë” në Gjakovë.

KRU “Gjakova” bën të ditur se rikthimi i furnizimit me ujë mund të ndodhë gjatë ditës së sotme.

“Defekt në gypin kryesor furnizues fi 800, ndërprerje e furnizimit me ujë në të gjithë zonën e mbulueshmërisë!Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se në këto orë është paraqitur një defekt në gypin kryesorë fi 800 tek “Pika e Zezë”-Gjakovë, si pasojë jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për gjithë zonën tonë të mbulueshmërisë; Gjakovë, Rahovec dhe Prizren! Rikthimi i furnizimit me ujë nuk mundë të ndodhë deri nesër, per shkak të natyrës së ndërlikuar të punimeve”.