Zgjedhjet e 12 tetorit, nesër hidhet shorti për renditjen e partive

Logo
Kërkoni produkte

Zgjedhjet e 12 tetorit, nesër hidhet shorti për renditjen e partive
03.09.2025 08:37

Mbi 90 përfaqësues të subjekteve politike nesër do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transprencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, deklaroi ai.

Fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59.