IKSHPK kërkon ndihmën e qytetarëve për dy javët e ardhshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi gjatë dy javëve të ardhshme për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ky institut po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve, njofton Klan Kosova.

“Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi. Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa. Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”.

Kujtojmë se deri më tani një person ka humbur jetën si pasojë e kësaj pandemie, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 91