Zenun Elezaj priti në vizitë miqësore kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur sot në një vizitë miqësore kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Gjatë takimit, dy kryetarët zhvilluan një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen komunat, si dhe u shkëmbyen ide dhe përvoja në funksion të përmirësimit të qeverisjes lokale dhe shërbimeve për qytetarët.

Kryetari Elezaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndarjes së praktikave të mira, si element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe avancimin e projekteve në nivel lokal.