Zenun Elezaj i shkon në shtëpi për vizitë policit Veselaj, e përgëzon për reagim profesional

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj e ka vizituar sot policin Januz Veselaj që mbeti i plagosur në një tentativë vjedhjeje në kishën e Zllakuçanit.

Elezaj e ka përgëzuar policinë për ndërhyrje profesionale dhe ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejt të rastit.

“Dje, gjatë një tentimi vjedhje në kishën e Zllakuçanit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur zyrtari policor Januz Veselaj nga Gllareva.
Bashkë me komandantin e policisë në Klinë, Ragip Bytyçi, dhe drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, sot kemi vizituar Januzin, të cilit i kemi uruar shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë.
E përgëzoj Policinë e Kosovës për përgjigjen e shpejtë pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij.
Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”, shkruan Elezaj në njoftim.