Kandidati për kryetar të Klinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), prof. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Pal Lekaj, kanë vizituar sot fshatin Deiq të Klinës, ku u pritën nga asamblisti o AAK- së Tunë Dedaj dhe shumë qytetarë.
Në këtë takim, qytetarët shprehën besimin e tyre për Aleancën dhe kandidatin Elezaj, duke vlerësuar punën e bërë gjatë mandatit të tij. Sipas AAK-së, gjatë këtyre viteve Klinës i është sjellë dritë, zhvillim dhe përparim, duke e bërë qeverisjen e kryetarit Elezaj model për komunat tjera.
“Me 12 tetor vazhdojmë punët e mira për Klinën”, theksoi Elezaj, duke shtuar se Aleanca synon të çojë përpara projektet e nisura.
Dritë për Klinën – AAK 174