Moti për 5 ditët e ardhsme: Ftohtë dhe acar

Në Kosovë ka nisur të ndihet dimri i vërtetë.

Pas reshjeve të borës, sot edhe temperaturat kanë qenë më të ulëta se deri më tani në këtë dimër.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë javës së ardhshme.

Datat:

6.02 – Kryesisht me vransira dhe acar. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

7.02 – Acar. Vransira e intervale me diell. Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

8.02 – Acar dhe intervale më të gjata me diell. Gjatë ditës vransira kalimtare.

9.02 – Mot i acartë, kryesisht me diell.

10.02 – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.

Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.

Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale.