Në takimet e mbajtura mbrëmë në Zajm dhe Gremnik, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë një përkrahje të fuqishme nga qytetarët e Klinës.
Pjesëmarrja e madhe në këto tubime u cilësua si dëshmi e vendosmërisë qytetare për të qëndruar pranë PDK-së.
Kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, duke iu drejtuar të pranishmëve, tha se besimi dhe entuziazmi i treguar në këto takime janë garanci për një fitore të sigurt më 12 tetor.
“Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në të gjitha tubimet tona është tregues i qartë se qytetarët e Klinës janë të vendosur për fitoren e PDK-së. Sot, në Zajm e Gremnik, u dha një mesazh i fortë dhe i qartë: një PO e madhe për PDK-në,” theksoi Bashota.
Ai u shpreh i bindur se PDK-ja do të dalë më e fuqishme se kurrë nga këto zgjedhje, falë përkushtimit dhe vendosmërisë së qytetarëve për ndryshime pozitive në komunë.