Xhudo: Kosova me katër garuese në Grand Prix Almada të Portugalisë

Kosova do të jetë pjesëmarrëse e Grand Prix Almada të Portugalisë, ku atje do të përfaqësohet nga katër garuese.

Njëkohësisht, kjo do të jetë gara e parë për Kosovën në vitin 2022, në të cilën po ashtu do të marrin pjesë 41 shtete, 301 garues ndër të cilët 179 meshkuj dhe 122 femra.

Indeks Online Logo
Zgjidh gjuhën
sq Albanian
Xhudo: Kosova me katër garuese në Grand Prix Almada të Portugalisë
Viber IconINDEKSONLINEE Enjte, 27 Janar 2022 22:17
Kosova do të jetë pjesëmarrëse e Grand Prix Almada të Portugalisë, ku atje do të përfaqësohet nga katër garuese.

Njëkohësisht, kjo do të jetë gara e parë për Kosovën në vitin 2022, në të cilën po ashtu do të marrin pjesë 41 shtete, 301 garues ndër të cilët 179 meshkuj dhe 122 femra.

Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë xhudistet Distria Krasniqi, Erza Muminoviqi, Flaka Loxha dhe Laura Fazliu.

Distria, Erza dhe Flaka do të zhvillojnë përballjet e tyre nesër me fillim nga ora 11:00, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të shtunën.

Në këtë Grand Prix do të ndeshen:

1.Distria Krasniqi – kategoria deri në 52 kilogramë

2.Erza Muminoviqi – kategoria deri në 52 kilogramë

3.Flaka Loxha (-57kg) – kategoria deri në 57 kilogramë

4.Laura Fazliu (-63kg) – kategoria deri në 63 kilogramë