Dafina sjell videoklipin e ri më 14 shkurt

Këngës së fundit të Dafina Zeqirit nga albumi ‘Dafinë Moj’ do t’i lansohet videoklipi në ditën e të dashuruarve.

Artistja njoftoi se projekti muzikor bashkë me realizimin vizuel lansohet më 14 shkurt dhe sigurisht i dedikohet çifteve.

Këngëtarja ka qenë shumë aktive ne botën e muzike, duke u realizuar pothuajse të gjtiha këngëve në albumin e ri edhe videoklipet.

Dy bashkëpunimet e saj të fundit ishin sukses i pasdikutueshëm, si ai me Majk, ashtu edhe ai me të dashurin e saj, DJ Geek.