VV dega në Klinë reagim publik në lidhje me kërkesën që ende s’kanë ftesë për seancë nga Komuna

VV dega në Klinë ka bërë një reagim përmes faqes zyrtare FB.

Në njoftim thuhet se në seancën e fundit e cila është mbajtur më 24.11.2023, VV ka informuar se si pikë të rendit të ditës e kanë propozuar diskutimin dhe vendimin për faljen deri në 100 euro të tatimit në pronë për banorët e komunës së Klinës, vendim ky i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili u konfirmua si i ligjshëm edhe nga Gjykata Kushtetuse.

Në atë seancë kryetari i kësaj dege propozoj që kjo pikë të jetë për një seancë të jashtëzakonshme, por kanë vetëm edhe dy ditë kohë dhe ende nuk janë ftuar për ndonjë seancë të tillë.

“Kryetari çdo ditë e më shumë po e vërteton se nuk ka interes të punoj në të mirë të qytetarëve” shkruan Lëvizja VETËVENDOSJE, Qendra Klinë.