Vrasje e rëndë në tentativë në Prizren, babai gjuan me armë në drejtim të të birit dhe vajzës së tij

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktimat kanë raportuar në PK se babai i tyre ka shtënë dy herë në drejtim të tyre. Nga rasti nuk ka pasur të lënduar ndërkaq, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Është arrestuar një burrë në Prizren pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, djalit dhe vajzës së tij.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, mëngjesin e së premtes. Ndërkaq, nga rasti nuk ka të lënduar.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Prizren 14.04.2023 – 07:10. I dyshuari mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, djalit dhe vajzës së tij. Më pas në stacion policor janë paraqitur edhe viktimat të cilët kanë raportuar se babai i tyre ka shtënë dy herë në drejtim të tyre, por nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, bëhet e ditur se arma i është sekuestruar të dyshuarit dhe i njëjti, është dërguar në mbajtje.

Arma është sekuestruar, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport