Vrasja e Sami Morinës në Mitrovicë – Policia arreston të dyshuarin e dytë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë që syhohet për veprën penale “vrasje e rëndë” në Mitrovicën Jugore.

Policia e Kosovës në njoftimin për medie ka bërë të ditur se i dyshuari i dytë është një 25 vjeçar.

“Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë Mitrovicë, 14 gusht 2023 Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia njoftoi të hënë se kishte identifikuar dhe arrestuar personin e parë lidhur me këtë rast.

“Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë – Mitrovicë, 14 gusht 2023 – Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 56 vjeçar”.

“Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”, thuhej në njoftimin e policisë.

Më 12 gusht, Sinjali kishte raportuar se një person ishte gjetur pa shenja jete në rrugën “UÇK”, në Mitrovicën Jugore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës tregonin se në vendin e ngjarjes kishin hasur në trupin e viktimës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale mjeku pait konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Të njëjtat burime njoftonin se i ndjeri kishte shenja dhune dhe në vendngjarje janë vërejtur njolla gjaku