Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Izet Haxhia është dënuar me 21 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri më 12 shtator 1998.

Azem Hajdari ishte qëlluar para selisë së PD-së, ku qëndronte ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha.

Hjadari u qëllua me një breshëri plumbash, duke mbetur në vend i vdekur.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të panumërta deri sot që u mor vendimi nga shkalla e parë e Gjykatës së Tiranës.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë.