Kurti flet pas aksidentit: Kishim fat në fatkeqësi

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tregoi se nuk ka të lënduar dhe se në automjetin që është aksidentuar nuk ka qenë kryeministri.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.

Ndërkohë, gjatë fjalimit në komunën e Gjilanit, kryeministri Albin Kurti foli rreth aksidentit.

Ai tha se ky aksident ishte edhe njëra nga arsyet e vonesës.

“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në Gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, deklaroi Kurti.