VLORA TAFILI BIEN VIKTIMË E PROFILIT TË RREJSHËM TË JURGEN KLOPP-IT

 

MILITANTËT E HARADINAJT BIEN VIKTIMË E PROFILIT TË RREJSHËM TË JURGEN KLOPP-IT

Militantët e Haradinajt bien viktimë e profilit të rrejshëm të Jurgen Klopp-it

Militantë të Ramush Haradinajt kanë rënë viktimë e një profili të rrejshëm në Facebook, të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp-it. Viktimë ka rënë simpatizanti i Haradinajt i cili është edhe biznesmen, Lorik Muçaj.

 

 

Ai ka shpërndarë postimin nga profili i rrejshëm i Jurgen Klopp-it.

Ne mesin e simpatizantëve të Haradinajt, viktimë ka rënë edhe Vlora Tafili edhe cila është zyrtare për informim në Komunën e Klinës.

Ajo ka shpërndarë një ‘story’ të profilit të rrejshëm të trajnerit të Livperoolit, ku atë shihet Ramush Haradinaj me fanellën Xherdan Shaqirit.

Ajo është emocionuar duke i quajtur idolë, Haradinajn dhe bashkëshorten e tij Anitën.

Në të vërtetë, kjo nuk është hera e parë kur ky profil i Jurgen Kloppit është marrë si i vërtetë nga kosovarët. Një rast i ngjashëm kishte qenë me një fotot të Xherdan Shaqirit, ku mes tjerash thuhej se Shaqiri është duke e kërkuar ushqimin e tij të preferuar – pasulin.

 

 

SHARE