Vjosa Osmani e Albin Kurti në Istog, nikoqir edhe kandidati për deputet Valdet Januzaj

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe ai për kryeministër Albin Kurti, gjatë ditës së sotme vizituan Istogun dhe qytetarët e kësaj komune.

Në ditën e parë të hapjes zyrtare të fushatës elektorale, Osmani e Kurti u shprehën të sigurt që VV do të fitojë duke thënë që është rruga e vetme e duhur, pa dilema.

Prandaj ata ftuan istogasit ta votojnë numrin 127.

Ata ishin në Felix Events Hotel, ku nikoqir i këtij takimi ishte edhe kandidati i VV-së për deputet nga Istogu,Valdet Januzaj, i cili po gëzon përkrahje tek istogasit.