Vjen reagimi i PDK-së: Sondazhi i Baton Haxhiut spekulim dhe i paguar

Sondazhi i Albanian Post, i Baton Haxhiut, i publikuar në Kanal10 ka nxjerrë Partinë Demokratike të Kosovës, partinë e tretë në zgjedhjet e 14 shkurtit,

Sipas këtij sondazhi, PDK do të ketë vetëm 16 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ndaj këtij sondazhi ka reaguar, Betim Gjoshi, shef i shtabit zgjedhor të PDK’së.

Gjoshi, e ka quajtur spekulues dhe të paguar sondazhin e Baton Haxhiut.

“Nuk flasim për sondazhe të paguara në studiot televizive, nuk ka mundësi të renditemi të tretët në jemi të parët”, ka thënë ai për Gazeta inFokus

Gjithashtu, Gjoshi ka thënë se më 14 shkurt do të shihet fitorja e PDK’së