Video prekëse, vogëlushi i infektuar me Koronavirus ngre duart lart për të dalë nga dhoma

Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi është në rritje. Duket se virusi vdekjeprurës i emërtuar si “coronavirus” i përhapur në Kinë, por dhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh në gjithë botën.

Është bërë një video virale që po qarkullon në rjetin social, ku preku emocionet e miliona njerëzve, Një bebe e shtruar në spitalin Wuhan, e infektuar nga koronavirusi, ngre duart lart për të dalë nga dhoma e izoluar.

Thuhet se kjo bebe është infektuar nga virusi, i cili po merr shumë jetë njerëzish.

Videoja është mjaft prekëse, pasi foshnja disamuajshe nuk arrin ta kuptojë çfarë po ndodh rrotull, teksa ngre duart lart për ta nxjerrë që aty.

Kujtojmë se koronavirusi i ri deri tani iu ka marrë jetën rreth 305 personave në Kinë, ndërsa 14 mijë e 480 të tjerë janë konfirmuar të infektuar në gjithë botën.

SHARE