Vetëm dje ndodhën 41 aksidente e 51 persona u arrestuan

Gjatë 24 orëve të fundit, dje kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, ku 17 prej tyre ishin me të lënduar, e 23 prej tyre me dëme materiale, ndërsa vetëm një aksident përfundoi me fatalitet.

Gjithashtu, Policia e Kosovës dje ka arrestuar 51 persona, ku prej tyre 16 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit, e të tjerë kanë përfunduar proceduarat e rregullta në polici.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se dje janë shqiptuar 1278 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit, ndërsa në bazë të ligjit anti-Covid, dje janë shqiptuar 844 tiketa.