Vetaksidenti fatal në autostradën “Arbën Xhaferi”- Ky është personi që humbi jetën (EMRI)

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në mesditë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin Mazgit–Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, rreth orës 13:05. Sipas informacioneve të siguruara, një mjet i rëndë transporti – betonjerkë, derisa ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin, është rrotulluar dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi i mjetit, Arben Qirezi, ka pësuar lëndime fatale. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë relevante policore, hetuesit e NJKA-së, si dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për nxjerrjen e trupit të pajetë nga mjeti i aksidentuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurave hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Po ashtu, është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Rreth orës 15:00, ekipi i Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupin e viktimës nga vendi i ngjarjes, ndërsa rruga është liruar për qarkullim.

Hetimet lidhur me shkaqet e këtij vetaksidenti fatal janë duke vazhduar.