Sulmi ndaj KFOR-it, policia del më njoftim

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin Potok të dielën mbrëma.

Pjesëtaret e KFOR-it të cilin janë sulmuar nga persona të nacionalitetit serb janë nga Letonia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe nuk ka të lënduar e as dëme materiale.

Ndërsa, rasti është cilësuar si Rrezikim i Personave nën Mbrojtjen Ndërkombëtare.

“Lidhur me rastin është raportuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një patrulle të KFOR-it, nga persona të dyshuar dhe të armatosur. Nuk raportohet për dëme materiale dhe as të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.